BACK TO TOP

GreenFest

Green Kids: Kujdesi për ndërgjegjësim ekologjik te fëmijët

Këtë edicion të Green Fest një pjesë e veçantë e programit i është dedikuar anëtarëve më të vegjël të komunitetit. Programi ‘Green Kids’ i mbajtur dy ditë radhazi pati për qëllim argëtimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve në aspektin mjedisor. Aktivitetet e organizuara për të vegjlit tanë synuan ta mbështesin dashurinë për natyrën si dhe ndërgjegjësimin ekologjik që në moshë të hershme. Përmes punëtorive interaktive, shfaqjes se filmave të animuar me tematika mjedisore, lojërave argëtuese dhe sesioneve edukative, fëmijët mësuan për rëndësinë e qëndrueshmërisë, reciklimit dhe ruajtjes së mjedisit. Duke i angazhuar me natyrën përmes këtyre aktiviteteve të shumta, të vegjlit krijuan një lidhje të thellë me mjedisin që i rrethon. Green Kids përfundoi me sukses duke ushqyer një brez individësh me ndërgjegjësim ekologjik të cilët do të kujdesen për një të ardhme më të gjelbër e më të ndritshme.


Ky program u mbajt në bashkëpunim me Bonevet Mitrovica dhe Kosmonte Foods.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII