BACK TO TOP

GreenFest

Green Fest hap edicionin e 13-të të festivalit

Festivali i njohur për ndërgjegjësimin mjedisor Green Fest, ka hapur dje edicionin e 13-të me një ekspozitë dhe shfaqje të filmit dokumentar “Wild Kosova” të Arian Mavirqit, në parkun e qytetit. Përmes temës frymëzuese “Imagine”, festivali synon të inkurajoj ndërgjegjësimin mjedisor dhe të promovoj një botë të qëndrueshme.

Në ceremoninë hapëse të festivalit, qytetarët patën rastin të shohin fotografi të kafshëve të egra të realizuara në natyrën e Kosovës dhe më gjerë. Pas ekspozitës, u shfaq dokumentari “Wild Kosova” nga regjisori Arian Mavriqi, që hodhi dritë mbi pasurinë natyrore të vendit dhe sfidat me të cilat ballafaqohen për evidentimin e kafshëve të egra. Në fjalën hyrëse të mbajtur nga Lulzim Hoti, u tha se në fillet e para të festivalit ishte e vështirë të gjindeshin bashkëpunëtorë që ndanin vlera të përbashkëta mbi çështjet mjedisore dhe se në këtë edicion tashmë kemi një numër të shtuar të institucioneve, organizatave partnere e sponzorëve që bashkarisht po ndërtojmë një sinergji shpresëdhënëse për një të ardhme më të gjelbër. Ndërsa, në emër të Komunës së Mitrovicës, një fjalim hyrës e mbajti drejtori Gëzim Stavileci i cili konfirmoi se komuna e Mitrovicës vazhdon të përkrahë nisma të tilla mjedisore si Green Fest.”

Ne besojmë në fuqinë e artit për të frymëzuar, për të ndryshuar mendësitë dhe për të krijuar një bashkëpunim më të mirë midis nesh. Në Komunën e Mitrovicës kultura dhe arti janë trashëgimia jonë më e çmuar, një pasuri që e mbështesim dhe e ruajmë për brezat e ardhshëm” theksoi Stavileci.

Ndërkaq, nën emrin e Raiffeisen Bank fjalim përshëndetës mbajti edhe znj.Antigona Limani e cila theksoi se banka e tyre vazhdon të përkrahë inicitiva të tilla që promovojnë Axhendën e Gjelbër, dhe se janë të lumtur që për disa vite me radhë kanë qenë sponzorë të festivalit Green Fest.

Festivali do të vazhdoj edhe për tre ditë me aktivitete të ndryshme si: Green Kids, shfaqje filmi, publikime, “Bike Day”, ngjitje malore drejt lartësive të Shalës së Bajgorës, natë poetike, aksione mjedisore, si dhe koncerte festive.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII