BACK TO TOP

mëso më shumë

Vlerat tona të gjelbra

Në Green Fest u jemi përkushtuar qëndrueshmërisë dhe kujdesit ndaj planetin tonë. Kjo është arsyeja pse kemi ndërmarrë masa për të siguruar që ngjarja jonë të organizohet në mënyrë të përgjegjshme ndaj mjedisit, duke i zvogëluar sasinë e mbeturinave, duke e zvogëluar gjurmën tonë të karbonit dhe duke i mbështetur bizneset lokale. Besojmë se mjaft me rëndësi është që jo vetëm ta shijojmë festivalin por edhe të ndikojmë pozitivisht tek komuniteti dhe mjedisi lokal. Bashkohuni me ne për ta festuar këndshëm dhe përgjegjshëm qëndrueshmërinë me muzikë dhe art.

Në Green festival u jemi përkushtuar organizimit të një ngjarjeje të përgjegjshme ndaj mjedisit që ka ndikim pozitiv në komunitet dhe mjedis lokal. Për ta realizuar këtë do t’i zbatojmë këto praktika:

Zvogëlimi i mbeturinave: Mbeturinat zvogëlohen duke promovuar përdorimin e gotave, pjatave, thikave, lugëve dhe pirunëve të ripërdorshëm. Po ashtu, shportat për riciklim do të jenë në dispozicion në gjitha ambientet e festivalit.

Transporti i qëndrueshëm: Për ta zvogëluar gjurmën e karbonit në festival i inkurajojmë pjesëmarrësit ta përdorin transportin publik, biçikletën ose të ecin. Gjithashtu sigurohet parkim i sigurt për biçikleta.

Kursimi i energjisë: Do të përdoret ndriçim dhe pajisje me energji efikase gjatë festivalit dhe pjesëmarrësit inkurajohen ta kursejnë energjinë ashtu që t’i fikin dritat dhe pajisjet elektronike kur nuk i përdorin.

Burimet lokale: Në mënyrë që të mbështetet ekonomia lokale dhe të zvogëlohet gjurma e karbonit që ndërlidhet me transportin do t’i japim përparësi blerjes së materialeve dhe produkteve nga bizneset lokale.

Angazhimi i komunitetit: Do të bashkëpunojmë ngushtë me komunitetin lokal përfshirë anëtarët e komunitetit në planifikimin dhe realizimin e festivalit duke i angazhuar shitësit dhe artistët lokalë si dhe duke i promovuar bizneset lokale.

Duke i ndjekur këto praktika të mira u jemi përkushtuar organizimit të një ngjarjeje të përgjegjshme ndaj mjedisit që përfiton komuniteti dhe mjedisi lokal.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII