BACK TO TOP

GreenFest

Publikimi i libërthit ‘Mbetjet Plastike dhe Unë!

Publikimi i libërthit ‘Mbetjet Plastike dhe Unë! në Green Fest

Mbeturinat plastike janë pjesa ma e pandashme e përditshmërisë kosovare. ‘Dekorimi’ i qyteteve kosovare është shumë i ndërlidhur me të, aq sa mbeturinat plastike që i kemi brenda shtëpive tona, vendosim shumë shpesh t’i dhurojmë rrugëve të qyteteve e fshatrave tona.

Në një anë, nuk është që kemi pa se qysh prodhohet plastika, ku e kush e prodhon, qysh ndikon në tokat e ujërat tona, trupin tonë, ushqimin e deri tek muhabeti se kush ndikohet ma shumë e kush ma pak prej saj.

As nuk është që komunat tona janë shumë të kujdesshme me organizimin e tyre dhe me rregullimin e tyre ligjor, e hiç ma pak mbi shpërndarjen e infomatave për të. Për me hedhë pak dritë, ‘Mbetjet Plastike dhe Unë! reflekton globalisht e në mënyrë interaktive në përgjigjen e këtyre hamendësimeve.

Ky libërth u prezantua nga Granit Gashi, perfaqësues i Fondacionit Heinrich Boll dhe u moderua nga Lulzim Hoti.

Libërthi Plastic Unpacked – Waste and Me – është përkthyer e përshtatur në gjuhën shqipe nga Heinrich Boll – Zyra në Tiranë.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII