BACK TO TOP

mëso më shumë për

Rrëfimi për ne

Green Fest filloi si ide e vogël në mesin e një grupi miqsh që ishin të pasionuar për ta promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe ngritjen e vetëdijes për çështjet mjedisore në rajonin e Mitrovicës. Kuptuam se kultura dhe arti mund të jenë mjet i fuqishëm për edukimin dhe frymëzimin e individëve, komuniteteve dhe shoqërive për të ndërmarrë veprime rreth ndryshimeve klimatike dhe të punohet drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Filluam me intensitet të vogël, duke organizuar ngjarje dhe aktivitete të vogla në komunitetin tonë lokal, me synim ngritjen e vetëdijes rreth SDG-ve dhe mënyrave se si kultura dhe arti mund të përdoren për ta promovuar zhvillimin e qëndrueshëm. Derisa përpjekjet tona filluan të zgjojnë interesim, çdoherë e më shumë njerëz në komunitetin tonë na u bashkuan në misionin tonë. Formuam një ekip vullnetarësh të përkushtuar dhe filluam të organizojmë ngjarje dhe aktivitete më të mëdha dhe më ambicioze.

Derisa vitet kalonin që kur filluam më 2011, Green Fest u rrit dhe u shndërrua në ngjarje vjetore e shumëpritur që bashkon njerëz me prejardhje nga më të ndryshmet.

Jemi krenarë që e kemi krijuar një platformë që i mundëson komunitetit të bashkohet për të mësuar, për t’u ndërlidhur dhe për të bërë ndikime pozitive. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë të rritemi dhe ta evoluojmë festivalin ashtu që ta bëjmë ngjarje gjithëpërfshirëse, tërheqëse dhe edukative për të gjithë.

Me të vërtetë u jemi mirënjohës komunitetit të Mitrovicës, artistëve, organizatave kulturore dhe grupeve të komunitetit që na kanë mbështetur që nga fillimi dhe jemi të ngazëlluar që mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për komunitetin tonë.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII