BACK TO TOP

GreenFest

GREEN FEST XIV ME TEMËN “LUM NA”

Green Fest ka kënaqësinë të shpall edicionin e 14-të me temën “Lum Na,” një iniciativë kjo që synon të ndërgjegjësojë publikun për ndotjen e ujit dhe lumenjve në Kosovë. Festivali do të mbahet nga data 14 deri më 18 gusht 2024 në Parkun e Qytetit të Mitrovicës, duke ofruar një sërë aktivitetesh edukative, kulturore dhe ndërvepruese për të gjitha grupmoshat. Çdo vit, Green Fest trajton temat në sinkron me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe sivjet ka marrë për bazë SDG 14 (Jeta nën ujë). 

Përmes pyetjes reflektive, “A mund të themi ‘Lum Na’?” ky edicion i festivalit synon të theksoj gjendjen alarmante të lumenjve të Kosovës, të cilët janë ndotur rëndë nga mbetjet industriale e bujqësore, nga mungesa e infrastrukturës adekuate për trajtimin e ujërave të zeza, të cilat mbi të gjitha janë ndotur dhe degraduar nga faktori njeri. E përveç ndotjes, ndryshimet klimatike pritet të shkaktojnë thatësira dhe shpeshtim të përmbytjeve përgjatë viteve në vijim.

Duke ofruar një program të pasur pesë ditorë, me aktiviteteve edukative dhe rekreative, festivali synon të rris ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së lumenjve, si dhe të nxis veprime konkrete për mbrojtjen e mjedisit në mbarë Kosovën. 

Green Fest fton të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet të bashkohen në këtë iniciativë për të mbrojtur lumenjtë tanë. Le të bashkohemi për të bërë ndryshim dhe për të thënë me krenari: “Lum Na.”

Këtë vit, 7Arte si organizatore e festivalit është mbështetur përmes projektit “Empowering Environmental Civil Society Organizations in Kosovo” (EECSOK), projekt ky i implementuar nga Community Development Fund (CDF) dhe i financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë. 

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII