THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË EKSPOZITËN ARTISTIKE
7 Arte, në kuadër të edicionit të 16-të të Mitrovica Green Festival, shpall thirrje publike për artistë dhe krijues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, për të aplikuar me punime artistike që eksplorojnë marrëdhëniet ndërmjet njeriut, natyrës dhe biodiversitetit. Në një kohë të krizës klimatike, humbjes së habitateve natyrore dhe transformimeve të shpejta mjedisore, Green Fest fton artistët të ndalen, të vëzhgojnë dhe të shtrojnë pyetje: ∙Çfarë po humbasim? ∙Çfarë po mbijeton? ∙Çfarë forme të re bashkëjetese mund të krijojmë? ∙Si mund arti të na ndihmojë ta kuptojmë biodiversitetin jo vetëm si koncept biologjik, por si një rrjet marrëdhëniesh, kujtese dhe ndërvarësie? Prandaj, kjo thirrje mirëpret ide që e trajtojnë biodiversitetin përmes perspektivave ekologjike, sociale, urbane, poetike, shkencore apo eksperimentale. Kush mund të aplikojë? Ftohen të aplikojnë: ∙Artistë vizualë ∙Fotografë ∙Dizajnerë ∙Artistë digjitalë dhe media artistë ∙Krijues të instalacioneve ∙Piktorë ∙Video Formatet e pranueshme Propozimet mund të përfshijnë: ∙Fotografi ∙Dizajn grafik ∙Posterë ∙Pikturë ∙Instalacione artistike ∙Video-art ∙Eco-art Mbështetja mund të përfshijë: ∙biletë për festivalin ∙prodhimin/printimin e veprës; ∙transportin; ∙asistimin teknik ∙katagol të ekspozitës Vërejtje: Punimet duhet të jenë origjinale dhe se nuk pranohen punimet e realizuara me AI. Afati i fundit për aplikim: 06 korrik 2026 Aplikimet dërgohen në: info@7-arte.org Subjekti i emailit: Aplikim – Ekspozitë Vetëm të përzgjedhurit kontaktohen përmes emailit.





