BACK TO TOP

GreenFest

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË EKSPOZITËN ARTISTIKE 

7 Arte, në kuadër të edicionit të 16-të të Mitrovica Green Festival, shpall thirrje publike për  artistë dhe krijues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, për të aplikuar me punime artistike që  eksplorojnë marrëdhëniet ndërmjet njeriut, natyrës dhe biodiversitetit. 

Në një kohë të krizës klimatike, humbjes së habitateve natyrore dhe transformimeve të shpejta  mjedisore, Green Fest fton artistët të ndalen, të vëzhgojnë dhe të shtrojnë pyetje: 

∙Çfarë po humbasim? 

∙Çfarë po mbijeton? 

∙Çfarë forme të re bashkëjetese mund të krijojmë? 

∙Si mund arti të na ndihmojë ta kuptojmë biodiversitetin jo vetëm si koncept biologjik, 

por si një rrjet marrëdhëniesh, kujtese dhe ndërvarësie? 

Prandaj, kjo thirrje mirëpret ide që e trajtojnë biodiversitetin përmes perspektivave ekologjike, 

sociale, urbane, poetike, shkencore apo eksperimentale. 

Kush mund të aplikojë? 

Ftohen të aplikojnë: 

∙Artistë vizualë 

∙Fotografë 

∙Dizajnerë 

∙Artistë digjitalë dhe media artistë 

∙Krijues të instalacioneve 

∙Piktorë 

∙Video  

Formatet e pranueshme 

Propozimet mund të përfshijnë: 

∙Fotografi 

∙Dizajn grafik 

∙Posterë 

∙Pikturë 

∙Instalacione artistike 

∙Video-art 

∙Eco-art 

Mbështetja mund të përfshijë: 

∙biletë për festivalin 

∙prodhimin/printimin e veprës; 

∙transportin; 

∙asistimin teknik 

∙katagol të ekspozitës  

Vërejtje: Punimet duhet të jenë origjinale dhe se nuk pranohen punimet e realizuara me AI. 

Afati i fundit për aplikim: 06 korrik 2026 

Aplikimet dërgohen në:  info@7-arte.org 

Subjekti i emailit: Aplikim – Ekspozitë 

Vetëm të përzgjedhurit kontaktohen përmes emailit. 

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII