BACK TO TOP

GreenFest

Thirrje për vullnetarë – GreenFest 13

Vullnetarët janë zemra e Green Fest, andaj mezi presim t’i shohim fytyrat e reja të festivalit edhe këtë edicion.

Si vullnetarë në Green Fest, ju do të keni një rol të veçantë në festivalin tonë. Do të kontribuoni në dizajnim, organizim, hulumtim dhe do të merrni pjesë në programet kulturore publike. Do të njihni njerëz entuziast për artin dhe mjedisin, e do të keni mundësi të krijoni miqësi të reja. Do të zhvilloni aftësi të reja, do të fitoni njohuri të vlefshme dhe do të keni mundësinë të keni një ndikim pozitiv në komunitetin tuaj dhe në mjedisin që ju rrethon.

Thirrja për vullnetarë për edicionin e 13-të të Green Fest është e hapur nga data 29 maj deri më 15 qershor, dhe vlen për të gjithë individët entuziast.

Ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e vlefshme e organizatës sonë 7Arte!

Linku për aplikim: https://forms.gle/6hmgEAYwrLVAPJxq8

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII