BACK TO TOP

GreenFest

7ARTE KA ORGANIZUAR PUNËTORINË ME TEMË “SI TË KRIJOJMË NJË KAMPANJË TË SUKSESSHME DIGJITALE”

Në kuadër të projektit të YEE (Youth and Environmental Europe) “Youth Digital CommunicACTION dhe “[ACTION], 7Arte ka organizuar punëtorinë me fokus në temën “Si të krijojmë një kampanjë të sukseshme dixhitale”.

Kjo ngjarje u organizua më 21.07, gjatë ditëve të edicionit të dymbëdhjetë të Green Fest, festivali vjetor i organizuar nga 7Arte në Mitrovicë. Emri i eventit ishte “Tfillo ambientin”, që vjen nga motoja e edicionit të këtij viti, e cila ishte “Tfillo”. Pjesëmarrës ishin të rinj nga mosha 17 deri në 24 vjeç, të ardhur nga qyteti i Mitrovicës. Punëtoria pati për synim të njoftojë pjesëmarrësit me sfidat klimatike aktuale në vend, si dhe shfrytëzimin adekuat të teknologjisë për të adresuar qështje që kanë të bëjnë me ambientin.

Hapja e punëtorisë u bë me një prezantim mbi nocionet e zhvilimit të qëndrueshëm, kampanjave dixhitale dhe strukturimin e tyre. Në vazhdim të punëtorisë u realizuan diskutime aktive me pjesëmarrësit, duke nxitur kështu mendimin kritik dhe reflektimin mbi veprimet tona të përditshme si shoqëri dhe akterë të një ekosistemi në rrezik. Pjesëmarrësit shkembyen ide mbi praktikat e mundshme të cilat mund të kenë impakt në nivel lokal dhe atë global, si dhe mënyrat se si mund të apelohet për këto praktika përmes kampanjave digjitale.

Diskutim për çështje mjedisore, mënyra për të zgjidhur probleme të ndryshme. Lokacioni: 7Arte

Ndër të tjera, gjatë punëtorisë pjesëmarrësit u njohën me punën e YEE, projektet dhe mundësitë që ofron. Për shembull, Blerta Breznica dhe Marigona Rexha të cilat ishin pjesë e Samitit Rinor Greenoble ndanë përvojat e tyre pozitive me organizatën YEE dhe qytetin e gjelbër Grenoble të Francës. Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu për projektin “Showcasing the Unheard” dhe patën mundësinë të shikonin detyrat e përfunduara nga 7 Arte në atë kohë (manuali dixhital, disa nga videot e përfunduara, si dhe dëgjuan për disa nga intervistat e realizuara deri atëherë).

Në kuadër të punëtorisë pjesëmarrësit u ftuan të jenë pjesë e diskutimit të udhëhequr nga Xhevdet Gegollaj, praktikues i permakulturës dhe themelues ekzekutiv i Fondacionit Jeshil. Përmes këtij diskutimi u përfundua në një shumësi të mundësive që ne si shoqëri kemi për të mbrojtur ambientin, qoftë edhe duke u kujdesur për mbetjet pas konsumit të ushqimit. Ky diskutim përmbylli punëtorinë një ditore, dhe pjesëmarrësit shprehën kënaqësinë që ishin pjesë e saj.

Kjo ngjarje u mbështet nga #YEE #oxfam #Komisioni Europian #CANEurope.

Prezantimi dhe diskutimi u drejtua nga Xhevdet Gegollaj, themelues ekzekutiv i Green Foundation. Lokacioni: Muzeu i Qytetit

Post a Comment

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII