
Thirrje për vullnetarë
Vullnetarët në Green Fest janë një pjesë e rëndësishme e festivalit. Asistimi në mënyra të ndryshme në të gjitha fushat e programit tonë bën që vullnetarët të jenë thelbi i festivalit Green. Do të njihni njerëz entuziast për artin dhe mjedisin, e do të keni mundësi të krijoni miqësi të reja. Do të zhvilloni aftësi të reja, do të fitoni njohuri të vlefshme dhe do të keni mundësinë të keni një ndikim pozitiv në komunitetin tuaj dhe në mjedisin që ju rrethon.
Thirrja për vullnetarë për edicionin e 15-të të Green Fest është e hapur për të gjithë individët entuziast nga data 30 qershor deri më 21 korrik.