BACK TO TOP

GreenFest

Tema e Green Fest XV: Toksiciteti

Çka është toksiciteti, e ku fillon ai?

A gjindet veç n’lumenjtë e ndotur e n’tokën e helmume, apo është edhe n’sistemet që lejuan të bëhet kështu? A e mbajti gjallë toksicitetin fryma jonë, apo ne ishim indiferent e nuk deshtëm me pa?

Toksiciteti i referohet shkallës së dëmit që një substancë, sjellje apo mjedis mundet me shkaktu ndaj organizmave të gjallë e ekosistemeve. N’thellësi t’vet, ai mban praninë e një dëmi që prek trupin, helmon mendjen, lodh shpirtin e çrregullon vetë sistemin. Toksiciteti helmon jo veç natyrën, por edhe mënyrën si jetojmë, vendimet që i pranojmë, dhe pabarazitë që i bëjmë sikur nuk ekzistojnë.

Siç thotë profesori Rob Nixon, toksiciteti është dhunë e ngadalshme, shpesh e padukshme, shpesh e pathënë e që grumbullohet me kohë. Prek më t’pambrojturit e len gjurmë të përhershme: n’ujërat tona, n’qytetet tona, n’trupat tonë.

Green Fest XV me temën “Toxicity” e sfidon këtë normalitet t’helmum. Jo për me tronditë, por për me e bë t’dukshme atë që shpesh fshihet. Jo me dëshpru, por për me pyetë:

Çka do të thotë me u detoksifiku, si individë, si komunitete e si planet?

A është Toka toksike, apo ne jemi toksik për Tokën?

A mundet toksiciteti me u bë i dukshëm përmes artit? Nëse po, a mundet me e shëru?

Në këtë edicion, po synojmë që përmes programit artistik dhe rekreativ me e nxjerr të padukshmen në pah, për me e pa, për me e ndje, e me nisë shërimin.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII