“Shtratlumet e Rrënueme”: thirrje për mbrojtjen e lumenjve të Mitrovicës
Një instalacion i ri dhe i fuqishëm artistik, “Shtratlumet e Rrënueme,” u inaugurua sot përgjatë shëtitores pranë lumit Ibër, duke vënë në pah nevojën urgjente për mbrojtjen e mjedisit dhe veprimet e qëndrueshme në rajon.
Instalacioni, i krijuar nga 10 të rinj pjesëmarrës nën mentorimin e artistit të njohur Driton Selmani gjatë punëtorisë njëjavore “Çmimi i Heshtjes,” përçon një koment vizual të fuqishëm mbi gjendjen e lumenjve të Mitrovicës. I punuar tërësisht nga materiale të ricikluara të mbledhura nga brigjet e lumenjve, instalacioni ngrihet si një figurë monumentale – pjesërisht paralajmërim, pjesërisht dëshmi – që simbolizon pasojat e neglizhencës njerëzore.
“Jo nga bora. Jo nga kashta. Por nga mbeturinat,” shpjegon simbolikën e figurës. “Ky totem qëndron si një paralajmërim, një dëshmi e shkatërrimit tonë të përbashkët. Shiko mirë – kjo është ajo që kemi lënë pas.”
Kjo punëtori e organizuar nga Akademia 7Arte është mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.