BACK TO TOP

GreenFest

7Arte në Asamblenë e Përgjithshme të Youth and Environment Europe (YEE) në Pragë

Pragë, Republika Çeke, 8-9 Gusht 2023

Rrjeti i Youth and Environment Europe-YEE (Rinia dhe Mjedisi në Europë), rrjeti më i madh i pavarur i organizatave të rinisë për mjedisin në Europë, zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme të shumë pritur në Pragë, Republika Çeke. 7Arte, si një ndër organizatat anëtare, mori pjesë në këtë ngjarje e cila u zhvillua më 8-9 Gusht 2023, ku rrjeti shënoi edhe 40-vjetorin e tij.
Asambleja e Përgjithshme ishte një platformë për shkëmbim të njohurive, përvojave dhe pikëpamjeve mbi çështjet klimatike dhe mjedisore. Ngjarja përfshiu prezantime nga organizata të reja ambicioze që aplikuan për të bashkuar rrjetin dhe aktivistë të rinjë që kërkonin pozita brenda bordit të YEE.
Përfaqësuesit e organizatave anëtare të YEE u mblodhën fizikisht dhe në mënyrë virtuale gjatë këtyre ditëve për të kontribuar në votim, diskutime produktive, punëtori dhe më shumë. Deleguesja që mori pjesë fizikisht nga 7Arte ishte Marigona Rexha.

YEE përbëhet nga 42 organizata anëtare nga 25 vende të Evropës. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme, një temë e rëndësishme në agjendë ishte nxitja e bashkëpunimeve edhe më të thella midis organizatave anëtare dhe ekipit drejtues të YEE. Ky angazhim i përbashkët për bashkëpunim synon të rrisë ndikimin e rrjetit në çështjet klimatike dhe mjedisore në të gjithë rajonin.
Përveç ngjarjes produktive, pjesëmarrësit festuan me kënaqësi 40-vjetorin e YEE, duke reflektuar mbi katër dekada iniciativash të rëndësishme mjedisore dhe angazhimit kolektiv të të rinjve për të mbrojtur planetin tonë.
YEE, si një anëtar i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Buroit Evropian të Mjedisit, Forumit Evropian të Rinisë dhe një nga themeluesit e Koalicionit EU4Ocean, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e politikave mjedisore dhe fuqizimin e të rinjve për të ndërmarrë veprime klimatike.
Me suksesin e Asamblesë së Përgjithshme të këtij viti, YEE dhe organizatat anëtare, si 7Arte përmes Green Fest dhe projekteve të tjera vjetore, janë entuziaste për të ardhmen dhe mbeten të angazhuara për të punuar së bashku drejt një bote të qëndrueshme dhe më të gjelbër.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII