
GREEN MUSIC 2025
Green Fest 2025 do të sjellë një program të pasur artistik në Mitrovicë, duke prezantuar disa nga emrat më të dashur dhe më dinamik të skenës muzikore. Më 14 gusht, Armend Rexhepagiqi do ta hap natën e parë të muzikës me zërin e tij ikonik dhe hitet e pavdekshme.
Energjia vazhdon më 15 gusht me Yll Limanin, një nga zërat më të njohur të pop-it dhe R&B-së moderne në Kosovë, i njohur për paraqitjet e tij elektrizuese dhe këngët e dashura nga publiku.
Seria e koncerteve mbyllet më 16 gusht me Ahmet Kiliç, i cili do të ndezë skenën me një set të thellë dhe shpirtëror si DJ, duke kombinuar ritmet e house dhe elektronikës për një përvojë të paharrueshme. Përveç këtyre emrave kryesorë, në festival do performojnë edhe Offchestra, Gipsy Groove e shumë të tjerë.