THIRRJE PËR VULLNETARË – Green Fest #16
7 Arte shpall thirrjen për vullnetarë për edicionin e 16-të të Mitrovica Green Fest.
Green Fest nuk do të ishte i mundur pa energjinë, përkushtimin dhe kreativitetin e vullnetarëve 💚 Çdo vit, vullnetarët luajnë një rol kyç në realizimin e festivalit, duke kontribuar në organizim, aktivitete dhe atmosferën unike të tij.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e punës prapa skenës, aktiviteteve muzikore, punëtorive, programeve kulturore dhe gjithçkaje që e bën Green Fest të veçantë, kjo është mundësia juaj për t’u bashkuar me ekipin.
Si vullnetar/e do të:
-fitoni përvojë praktike në organizim të eventeve
-përfshiheni në aktivitete kulturore dhe mjedisore
-bashkëpunoni me artistë, organizatorë dhe komunitetin
-bëheni pjesë e një ambienti dinamik dhe inspirues
Thirrja është e hapur për të gjithë të rinjtë e motivuar që duan të mësojnë, kontribuojnë dhe të jenë pjesë e një përvoje domethënëse kulturore.
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e historisë së Green Fest!
Formulari i aplikimit: https://forms.gle/dvJBS81AvvyfEfwu8





