BACK TO TOP

GreenFest

THIRRJE E HAPUR PËR PROJEKT ARTISTIK

7 Arte, në kuadër të edicionit të 16-të të Mitrovica Green Fest, shpall Thirrje Publike për Artistë për realizimin e projekteve artistike që eksplorojnë marrëdhënien ndërmjet njeriut, natyrës dhe biodiversitetit.

Në një kohë të krizës klimatike, humbjes së habitateve dhe transformimeve të shpejta mjedisore, Green Fest 16 fton artistët të ndalen, të vëzhgojnë dhe të reflektojnë:

Çfarë po humbasim?

Çfarë po mbijeton?

Çfarë forme të re bashkëjetese mund të krijojmë?

Si mund arti të na ndihmoj ta shohim biodiversitetin jo vetëm si koncept biologjik, por si rrjet marrëdhëniesh, kujtese dhe bashkëjetese?

Tema REFLEKTO! nuk nënkupton vetëm pasqyrim, por edhe reagim, imagjinim dhe veprim.

Kjo thirrje mirëpret ide që e trajtojnë biodiversitetin përmes perspektivave ekologjike, sociale, urbane, poetike apo eksperimentale.

Ftohen të aplikojnë:

– Artistë vizual

– Fotografë

– Arkitektë dhe dizajnerë

– Performues

– Muzikantë dhe kompozitorë

– Artistë digjital dhe media artist

– Krijues të instalacioneve

– Filmbërës

– Krijues ndërdisciplinar

– Kolektive artistike

– Hulumtues dhe praktikues kreativ

Formatet e mundshme:

Propozimet mund të përfshijnë:

– Instalacione artistike

– Skulptura dhe ndërhyrje publike

– Video-art

– Sound art / peizazhe zanore

– Performanca

– Art ekologjik (eco-art)

– Land Art

– Punë me komunitetin

– Eksperimente artistiko-shkencore

– Forma hibride dhe ndërdisiplinore

Inkurajohen posaçërisht projektet që:

– përdorin materiale të riciklueshme ose natyrore

– përfshijnë komunitetin

– ndërveprojnë me hapësirat publike

– trajtojnë biodiversitetin urban dhe lokal

– krijojnë reflektim dhe ndërveprim me publikun

Mbështetja financiare

Buxheti maksimal për këtë projekt është:

deri në 3,000 €

Buxheti mund të mbuloj:

– honorar artistik

– materiale

– prodhim

– transport

– pajisje

– implementim dhe instalim

Numri i projekteve të mbështetura do të varet nga cilësia e aplikimeve dhe shpërndarja buxhetore.

Kriteret e përzgjedhjes

Projektet do të vlerësohen bazuar në:

Ndërlidhja me temën REFLEKTO! dhe biodiversitetin – 30%

Cilësia artistike dhe origjinaliteti – 25%

Qasja ndërdisiplinore, inovative dhe kreative – 20%

Ndikimi publik dhe ndërveprimi me komunitetin – 15%

Realizueshmëria teknike dhe financiare – 10%

Dokumentet për aplikim

Aplikuesit duhet të dorëzojnë:

Përshkrimin e konceptit (maksimum 2 faqe)

Skica / referenca vizuale (nëse ka)

Portfolio ose CV të shkurtër

Buxhetin e projektit

Planin e realizimit

Afati i aplikimit

Afati i fundit: 21 / 06 / 2026

Aplikimet dërgohen në: info@7-arte.org

Subjekti: Aplikim – Green Fest 16 / REFLEKTO 

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII