BACK TO TOP

Green Fest XIV: Pikat kryesore të aktiviteteve kulturore

Edicioni i 14-të i Green Fest në Mitrovicë solli një program të pasur kulturor, duke kombinuar filmin, fotografinë, poezinë dhe muzikën për të theksuar temat mjedisore. Festivali përfshiu shfaqjen e dokumentarit “In the Name of Vjosa” nga Matthias Leupold dhe Eric Berg, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lumenjve. Gjatë pesë ditëve të festivalit, pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të vizitojnë ekspozitën “Projekti Drini” nga Ferdi Limani.

Duke dokumentuar të gjithë gjatësinë e lumit Drin, Projekti Drini synon të rrisë vetëdijen për ndotjen e ujit në Kosovë. Gjatë gjithë vitit 2022, fotografi dokumentar Ferdi Limani do të udhëtojë në këmbë dhe me kanoe për të fotografuar pjesët më të rëndësishme dhe më të ndotura të lumit të gjatë 122 kilometra i cili shtrihet në dy shtete. Projekti drini financohet në tërësi nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Një nga pikat kulmore ishte nata poetike “Lum Lumi,” organizuar nga Grupi i Shkrimit Kreativ “Za,” të cilët përzgjodhën poezi të 16 poetëve nga Mitrovica, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të ndarë reflektimet e tyre mbi ujin, lumenjtë e liqenet. Poezitë u interpretuan me mjeshtëri nga Esra Zhilivoda, Rita Daklani, Fisnik Istrefi, Diellza Zhubi dhe Nora Prekazi, duke krijuar një mbrëmje me shprehje të thellë artistike.

Festivali me koncerte muzikore përgjatë pesë netëve, ku performuan artistë të njohur si Alban Skenderaj, Vlashent Sata, Linda Rukaj, Shpat Deda, Oda Haliti e të tjerë.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII