BACK TO TOP

GreenFest

Green Fest shpalos programin për edicionin e 14-të

Organizata 7Arte me kënaqësi publikon programin e edicionit të 14’të të Green Fest, një ngjarje dedikuar çështjeve mjedisore dhe përkushtimit ndaj qëndrueshmërisë. Festivali do të mbahet nga 14 gusht deri më 18 gusht 2024 në Mitrovicë, që njëherit do të shënoj fillimin e projektit të ri “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile Mjedisore në Kosovë” (EECSOK), i cili mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.


Green Fest do të sjellë një sërë aktivitetesh edukative dhe artistike, duke përfshirë punëtori, diskutime, ekspozita dhe performanca muzikore, të cilat do të ndihmojnë në ngritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme. Jemi shumë të lumtur që po fillojmë këtë projekt të rëndësishëm dhe se Ambasada e Suedisë në Prishtinë është duke na mbështetur në këtë përpjekje për katër vite me radhë” tha Lulzim Hoti, Drejtor në 7Arte.


“Ne besojmë se fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile mjedisore është mëse i domosdoshëm për të arritur ndryshime të qëndrueshme dhe për të krijuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë. “Festivali do të fillojë me një ceremoni hapjeje zyrtare në Parkun e Qytetit në Mitrovicë më 14 gusht 2024 në orën 19:00, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Ambasada e Suedisë, zyrtar komunal, partnerët zbatues, dhe aktivistë mjedisor.


Programi i sivjetmë përmban aktivitete rekreative si: pilates, joga, ecje malore, çiklizëm etj., edukative si: Green Talks me temat: “Gjendja e lumenjve në Kosovë”, “Potenciali i hapësirave publike afër lumenjve”, “Lumenjtë e vdekur të Kosovës”, “Ndikimi i shkarkimeve industriale në lumenjë”, punëtori të ndryshme për femijë, shfaqje filmi si dhe pjesa kulturore që përmban koncerte muzikore përgjatë pesë netëve te festivalit, ku do te performojnë: Alban Skenderaj, Vlashent Sata, Linda Rukaj, Oda Haliti, Shpat Deda e shumë të tjerë.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII