BACK TO TOP

GreenFest

Green Festival shpall temën ‘REFLEKTO’ për edicionin e 16-të

REFLEKTO!

Po e hapim edicionin e 16-të të Green Fest me temën REFLEKTO! – një ftesë për me u ndalë pak, derisa gjithçka është duke lëviz gjithnjë e më shpejt.

Po jetojmë në një kohë kur ndërtojmë më shumë, e po shohim më pak. Po qarkullojmë e ecim më shpejt, por po ndalemi ma rrallë. Ndërkohë, pyjet po tkurren, lumenjtë po shterren, zani i shpendëve po hesht, e po zhduken bletët, fluturat, xixëllonjat dhe shumë forma të jetës që mezi i vërejmë, por pa të cilat nuk mund të jetojmë.

Jo vetëm që po humb natyra, por po humb edhe aftësia jonë me u mahnitë, me u kujdesë dhe me e kuptu se edhe ne jemi pjesë e këtij ekosistemi. Prandaj sivjet ju ftojmë për një përvojë reflektimi.

Për ne, biodiversiteti është rrjeti i padukshëm që po e mban jetën gjallë. Ashtu si natyra, edhe kultura e njerëzimi zhvillohet vetëm kur ka larmi, bashkëjetesë dhe respekt për dallimet e laryshmërinë e veçantinë që mbart secila. Kur humbet njëra, varfërohet edhe tjetra.

Për pesë ditë, Mitrovica do të bëhet një hapësirë ku arti, muzika, filmi, natyra dhe komuniteti takohen për të imagjinuar një të ardhme më të mirë. Sepse, ne besojmë që kultura na ndihmon me kuptu, me i lidhë njerëzit me natyrën dhe me frymëzu veprimin.

Ndryshimi fillon kur ndalemi, kur shohim përreth dhe i bëjmë vetes pyetje të rëndësishme:

Çka po humbim?

REFLEKTO!

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII