-
THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË EKSPOZITËN ARTISTIKE
7 Arte, në kuadër të edicionit të 16-të të Mitrovica Green Festival, shpall thirrje publike për artistë dhe krijues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, për të aplikuar me punime artistike që eksplorojnë marrëdhëniet ndërmjet njeriut, natyrës dhe biodiversitetit. Në një kohë të krizës klimatike, humbjes së habitateve natyrore dhe transformimeve të shpejta mjedisore, Green Fest fton artistët të ndalen, të vëzhgojnë dhe të shtrojnë pyetje: ∙Çfarë po humbasim? ∙Çfarë po mbijeton? ∙Çfarë forme të re bashkëjetese mund të krijojmë? ∙Si mund arti të na ndihmojë ta kuptojmë biodiversitetin jo vetëm si koncept biologjik, por si një rrjet marrëdhëniesh, kujtese dhe ndërvarësie? Prandaj, kjo thirrje mirëpret ide që e trajtojnë biodiversitetin përmes perspektivave ekologjike, sociale, urbane, poetike, shkencore apo eksperimentale. Kush mund të aplikojë? Ftohen të aplikojnë: ∙Artistë vizualë ∙Fotografë ∙Dizajnerë ∙Artistë digjitalë dhe media artistë ∙Krijues të instalacioneve ∙Piktorë ∙Video Formatet e pranueshme Propozimet mund të përfshijnë: ∙Fotografi ∙Dizajn grafik ∙Posterë ∙Pikturë ∙Instalacione artistike ∙Video-art ∙Eco-art Mbështetja mund të përfshijë: ∙biletë për festivalin ∙prodhimin/printimin e veprës; ∙transportin; ∙asistimin teknik ∙katagol të ekspozitës Vërejtje: Punimet duhet të jenë origjinale dhe se nuk pranohen punimet e realizuara me AI. Afati i fundit për aplikim: 06 korrik 2026 Aplikimet dërgohen në: info@7-arte.org Subjekti i emailit: Aplikim – Ekspozitë Vetëm të përzgjedhurit kontaktohen përmes emailit.
-
THIRRJE PËR VULLNETARË – Green Fest #16
7 Arte shpall thirrjen për vullnetarë për edicionin e 16-të të Mitrovica
-
THIRRJE E HAPUR PËR PROJEKT ARTISTIK
7 Arte, në kuadër të edicionit të 16-të të Mitrovica Green Fest,
-
Green Talks: “Efektet e ndotjes toksike në lumin Sitnica”
Në kuadër të Green Fest 15 u zhvillua diskutimi “Efektet e ndotjes
-
Green Talks: “Mirëqenia psikologjike në qytete industriale”
Në qytetin që për dekada ka mbajtur barrën e industrisë më të
-
Green Talks: “E vërteta mbi ndotjen kimike”
Prof. Asoc. Dr. Milihate Aliu sqaroi se merkuri (Hg), i njohur nga populli
-
Green Talks: “Metalet e rënda me potencial toksik”
Në kuadër të edicionit të 15-të të Green Fest, Prof. Asoc. Dr. Flora
-
Mbyllet edicioni jubilar i Green Fest – rreth 10 mijë pjesëmarrës në Mitrovicë
Me rreth 10,000 vizitorë përgjatë pesë ditëve, përfundoi mbrëmë edicioni i 15-të
-
-
Green Sport 2025
Yoga për detoksifikimin e mendjes dhe trupit Ejani në një sesion relaksues
-
REGJISTROHU TANI!
Këtë edicion të festivalit po e fillojmë me punëtorinë “Bazat e raportimit
-





