VIDEO ME KËSHILLA RRETH KAMPANJAVE DIGJITALE MJEDISORE
Si pjesë e projektit YEE (Youth and Environmental Europe) “Youth Digital Communic[ACTION]ACTION” dhe “Strengthening the European Youth Climate Movement: Showcasing and Supporting the Unheard” u krijuan 4 video mbi fushatat e suksesshme digjitale 7 Arte i ka përkthyer këto 4 video në shqip, dhe ka shtuar titrat me Adobe Premiere Pro 2022, nga qershori deri në gusht.
Lista e videove:
Si të bëni një kampanjë të suksesshme mjedisore dixhitale 1 – YouTube
Si të krijoni një fushatë të suksesshme dixhitale II – Youtube
Mësimet nga gatimi kaotik. Kampanjë mjedisore nga YEE Kampanjë mjedisore nga YEE – YouTube
Kampanjë mjedisore; Këshilla mjedisore nga skuadra e gatimit kaotik – YouTube
Si të krijoni një kampanjë dixhitale të suksesshme – Hyrje në doracakun e aktivizmit digjital – Një udhëzues praktik.
Klikoni në tituj për të parë videot në YouTube.
Duke filluar nga e para, këto video tregojnë se si të adresohen çështjet e nënvizuara përmes fushatave dixhitale. Video e parë fokusohet në përcaktimin e qëllimeve të fushatës bazuar në metodën SMART. Në videon e dytë ky shembull përdoret për të lobuar për përfundimin e financimit të karburanteve fosile nga Banka Qendrore Evropiane. Videoja e tretë kishte një drejtim tjetër, tregon një fushatë që po zhvillohet dhe është e fokusuar në një shoqëri që zbërthen kompleksitetin e sistemeve ushqimore, duke frymëzuar njerëzit të përdorin receta që janë të mira për mjedisin. Në videon e përparme jepen këshilla të ndryshme për krijimin e një fushate të suksesshme.
Këto video janë shpërndarë në faqen e Green Fest në youtube dhe në rrjetet sociale të 7Arte. Kështu, informacionet dhe këshillat e këtyre videove kanë arritur në syrin e publikut të Kosovës me të dhëna të tilla që rrallë gjenden në gjuhën shqipe.