MBRËMË NË MITROVICË U HAP EDICIONI I 12’TË I FESTIVALIT GREEN FEST
Mbrëmë në Mitrovicë është hapur edicioni i 12-të i festivalit Green Fest.
Në fjalimin hyrës të mbajtur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës z.Bedri Hamza, u vlerësua lartë dhe u konfirmua mbështetja e mëtutjeshme për organizimin e festivalit tashmë tradicional Green Fest në komunën e Mitrovicës, duke e parë si potencial për zhvillimin e jetës kulturore, turizmit si dhe rritjes së vetëdijes mbi çështjet mjedisore.
Ndërkaq, drejtori i festivalit z. Lulzim Hoti, ritheksoi se tema e sivjetme “Tfillo” vije si thirrje për të kryer punët me sa më përgjegjshmëri, si në nivelin lokal poashtu edhe atë nacional.
Znj.Valdete Idrizi, drejtore e DKRS-së e cila u zotua se ky festival do vazhdoj të ketë mbështetjen institucionale edhe gjatë viteve në vijim. Për të pranishmit dhe atmosferën festive e plot emocion u kujdes këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu, nën tingujt e kitarës përcjellur nga Driton Bejta.
Tema e edicionit të sivjetmë të ”Green Fest” është motivuar nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, “Prodhim dhe Konsumim i Përgjegjshëm (SDG12), që njëherit vije si praktikë e vazhdueshme e në sinkronizim me numrin 12-të të edicionit, të festivalit.
Programi i Green Fest 12 parasheh organizimin e aktiviteteve të larmishme si: fjalime ,punëtori, aktivitete rekreative e gjithëpërfshirëse, shfaqje filmi, aksione mjedisore, si dhe dy netë muzikore.