Green Fest hapet me një ekspozitë kolektive të artistëve
Çdo edicion i Green Fest nis me një ftesë për ta parë botën nga një këndvështrim tjetër. Këtë vit, festivali hapet me dy ekspozita që na ftojnë të ndalemi, të vëzhgojmë dhe të reflektojmë mbi marrëdhënien tonë me botën që na rrethon.
Krahas ekspozitës së Arti n’Lesh një ekspozitë kolektive sjell së bashku punimet e 13 artistëve: Agnesa Ibrahimi, Alma Gashi, Bejhan Ipqi, Blerina Muriqi, Denan Miftari, Emine Jetishi, Erika Arllati, Gugac Beqa, Halil Hafa, Kristian Zara, Liridona Beqiraj, Luiza Musollaj dhe Vineta Leci.
Të bashkuar rreth temës së këtij edicioni të Green Fest, artistët sjellin perspektiva dhe interpretime të ndryshme artistike, duke i ftuar vizitorët të eksplorojnë shqetësimet dhe temat e përbashkëta përmes artit. Së bashku, këto ekspozita krijojnë një hapësirë për dialog, ndërgjegjësim dhe reflektim, duke na kujtuar se arti është një mënyrë e fuqishme për të vënë në pikëpyetje realitetin që na rrethon dhe për të imagjinuar mundësi të reja.





