Green Fest XIV: Pikat kryesore të aktiviteteve rekreative
Edicioni i 14-të i Green Fest në Mitrovicë ofroi një program dinamik rekreativ të orientuar drejt promovimit të jetës së shëndetshme dhe lidhjes së pjesëmarrësve me natyrën. Për dy ditë rresht, të pranishmit shijuan kayaking në Liqenin Artificial në Mitrovicë, duke eksploruar bukuritë e zonës nga uji. Një ecje maore drejt Rashanit deri tek Kalaja e Gjytetit ofroi mundësi për adhuruesit e natyrës të përjetojnë peizazhet natyrore të rajonit, ndërsa aktiviteti i çiklizmit inkurajoi transportin eco.
Festivali përfshiu gjithashtu një sesion pilates dhe një sesion yoga, të cilat i lejuan pjesëmarrësit të angazhohen në aktivitet fizik ndërsa përforconin mirëqenien mendore. Krejt në fund, një vizitë e udhëhequr nëpër lumenjtë e Mitrovicës theksoi rëndësinë e ruajtjes së ujërave dhe inkurajoi një lidhje më të afërt me mjedisin.