BACK TO TOP

GreenFest

Green Fest 14 përfundon me sukses

Pas pesë ditëve të mbushura me aktivitete të shumta, diskutime të frytshme dhe një atmosferë festive, edicioni i 14-të i Green Fest ka përfunduar me sukses të plotë. Këtë vit, festivali iu ishte dedikuar temës “Lum Na” , duke u fokusuar në rëndësinë e mbrojtjes së lumenjve dhe ujërave për një të ardhme të qëndrueshme.Green Fest, i cili u mbajt në Parkun e Qytetit të Mitrovicës, mblodhi së bashku mijëra pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile, artistë, aktivistë mjedisorë, dhe qytetarë të interesuar për çështjet e mjedisit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin panele diskutimi, punëtori krijuese, ekspozitë fotografie, film dokumetar dhe performanca muzikore, të gjitha të frymëzuara nga nevoja për të mbrojtur mjedisin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për ndotjen e lumenjve.

Drejtori i festivalit Lulzim Hoti, shprehu mirënjohjen e tij për gjithë ekipin organizues dhe pjesëmarrësit, duke theksuar se ky edicion shënoi një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet për sensibilizimin e publikut mbi çështjet mjedisore. “Shpresojmë që mesazhet e këtij festivali të vazhdojnë të ndikojnë pozitivisht në komunitetin tonë edhe pas përfundimit të tij,” tha ai.

Ky edicion i festivalit, kryesisht u mbështet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, Komuna e Mitrovicës e MKRS – Republika e Kosovës. Green Fest mbetet një platformë e rëndësishme për të nxitur diskutime dhe veprime që mbrojnë mjedisin dhe promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII