SI TË KRIJOJMË NJË KAMPANJË TË SUKSESSHME DIGJITALE | MANUALI I AKTIVIZMIT DIGJITAL
Sot peisazhi dixhital ofron mundësi të shumta për aktivistët mjedisor. 7Arte ka qenë përgjegjëse për përkthimin e manualit dixhital të prodhuar nga Youth and Environment Europe me mbështetjen e Climate Action Network Europe nëpërmjet programit DEAR nga Komisioni Evropian. Ky manual synon t’ju ofroj të rinjve mjete praktike dhe strategji komunikimi dixhital, të cilat ata do të jenë në gjendje t’i zbatojnë për të përforcuar veprimet e tyre klimatike dhe për të kryer veprime efektive ndërgjegjësuese dhe avokuese përmes mediave sociale dhe platformave të tjera dixhitale.
Ky udhëzues fillon me anën njerëzore të këtij projekti. Ai shpjegon rëndësinë e koordinimit si dhe të udhëheqjes. Fushatat mund të jenë të suksesshme vetëm nëse kanë një element të fortë dhe të lidhur me to. Në pjesën e dytë të fokusit në njohjen e informacionit të konsultuar. Në pjesën e dytë fokusi qëndron në njohuritë e ekspertëve të konsultuar.
Ky publikim paraqet pikat kryesore të konsultimeve si dhe këshilla të dobishme lehtë të aplikueshme për të gjitha organizatat. Kohët moderne lejojnë mundësi komunikimi të padëgjuara, të cilat kemi rastin ti njohim pikërisht përmes këtij manuali.
Projekti dhe publikimi janë financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe Fondacioni Rinor Evropian. Fondacioni Rinor Evropian (FRE) është fond i Këshillit të Evropës që ofron mbështetje financiare dhe arsimore për aktivitetet rinore evropiane.