BACK TO TOP
06

come join us at

Green Advocacy

Ky program do të angazhohet në përpjekje të fuqishme avokuese, duke përfshirë lobimin, hulumtimin e politikave dhe partneritetet strategjike me politikëbërësit, OJQ-të dhe palët e tjera të interesuara. Nëpërmjet fushatave avokuese, fushatave ndërgjegjësuese publike dhe organizimit bazë, do punoj drejt ndikimit dhe zbatimit të ndryshimeve të politikave që përputhen me misionin për të promovuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ky program ka dy objektiva kryesore: Trashëgimia Industriale dhe Lumenjtë e Qëndrueshëm.

Industrial heritage

Promovimi i trashëgimisë industriale është një aspekt kyç i festivalit, pasi synon të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike për brezat e ardhshëm. Trashëgimia industriale i referohet trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të lidhur me industrializimin e një rajoni të caktuar. Kjo përfshinë fabrikat, minierat, peizazhe industriale, banesat e punëtorëve dhe vende të tjera, si dhe histori e kujtesa kolektive të njerëzve që punuan në këto peizazhe industriale. Një nga platformat që është krijuar për këtë kauzë njihet si Visit Trepça, ku mund të informoheni më shumë për të duke klikuar këtu.

Duke promovuar trashëgiminë industriale gjatë festivalit, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike për gjeneratat e ardhshme dhe të ofrojmë mundësi për frekuentuesit e festivalit të mësojnë më shumë për trashëgiminë industriale të rajonit. Ky program gjithashtu do ta inkurajoj komunitetin të mësoj më shumë për trashëgiminë dhe të ndërmarrin veprime për ta ruajtur dhe për ta përdorur atë si një mjet për qëndrueshmëri.

Sustainable Rivers

Objektivi ynë është të përmirësojmë shëndetin dhe qëndrueshmërinë e lumenjve të qytetit të Mitrovicës si dhe të mbarë Kosovës përmes menaxhimit efektiv, reduktimit të ndotjes dhe angazhimit të komunitetit.

Ne synojmë të zbatojmë praktikat e integruara të menaxhimit të lumenjve, të rregullojmë ndotjen nga burimet me bazë tokësore, të angazhojmë komunitetet lokale, të kryejmë monitorim dhe kërkime, të nxisim bashkëpunimin e palëve të interesuara dhe të avokojmë për politika mbështetëse dhe mekanizma qeverisës.

Qëllimet tona janë të ruajmë dhe përdorim në mënyrë të qëndrueshme lumenjtë, të mbrojmë cilësinë e ujit dhe habitatin, të promovojmë jetesën e qëndrueshme, të përmirësojmë përpjekjet e monitorimit dhe kërkimit, të bashkëpunojmë mes palëve të interesuara dhe të avokojmë për politika miqësore me mjedisin.

Së bashku, ne mund të ndikojmë pozitivisht në lumenjtë e Mitrovicës dhe Kosovës e të kontribuojmë në arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 14 – “Jeta nën ujë”.

check our amazing

Green Advocacy Gallery

don't miss out

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII