join the vibe at
Green Talk
Seria e Green Talks synon të ofroj një platformë për ekspertë dhe liderë të mendimit që t’i ndajnë njohuritë dhe pikëpamjet e tyre rreth temave që ndërlidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, me fokus në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara. Green Talks janë ideuar për t’i edukuar, informuar dhe frymëzuar të pranishmit rreth një spektri të gjerë çështjesh që ndërlidhen me zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike, që nga hulumtimet dhe politikat shkencore e deri tek aktivizmi i masave të gjera dhe angazhimi i komunitetit.