BACK TO TOP

ju mund të keni dëshirë të

Mbështetni Green Fest

Thirrja për Mbeshtetje dhe Donacione per festivalin

Besojmë se kultura dhe arti mund të luajnë rol të fuqishëm në ngritjen e vetëdijes, inkurajimin e dialogut dhe frymëzimin e individëve për të bërë ndryshime pozitive në mjedisin tonë.

Sidoqoftë, organizimi i kësaj ngjarjeje kërkon shumë punë dhe resurse. Për ta mundësuar këtë festival po i drejtohemi komunitetit tonë për mbështetje.

Jemi në kërkim të donacioneve, sponsorëve dhe vullnetarëve që të na ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve si pagimin e artistëve, të qirave për vendet ku mbahen aktivitetet, për pajisje dhe shumëçka Edhe diçka pak mund të ndihmojë! Mbështetja juaj na ndihmon ta organizojmë një festival tërheqës, edukativ dhe argëtues nga i cili përfiton komuniteti.

Çfarëdo donacioni është i mirëseardhur dhe çmohet dhe për këtë kemi nivele të ndryshme sponsorimi për biznese dhe organizata që dëshirojnë ta mbështesin festivalin. Përveç kësaj, kërkojmë edhe vullnetarë për të na ndihmuar ta planifikojmë dhe realizojmë festivalin.

Mbështetja juaj do të na ndihmojë në realizimin e këtij festivali dhe së bashku mund të bëjmë ndikim pozitiv në mjedisin tonë. Ju falënderojmë për vëmendje! ju falënderojmë për shqyrtimin tuaj!

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII