BACK TO TOP

GreenFest

Mbyllet edicioni jubilar i Green Fest – rreth 10 mijë pjesëmarrës në Mitrovicë

Me mbi 10,000 vizitorë përgjatë pesë ditëve, përfundoi mbrëmë edicioni i 15-të i Green Fest, festivali më i madh i artit dhe mjedisit në Kosovë.

Këtë vit, festivali u zhvillua nën temën “Toksiciteti”, duke trajtuar përmes artit dhe aktiviteteve të shumta format e dukshme dhe të padukshme të ndotjes. Programi përfshiu koncerte, ekspozita, filma dokumentarë, uorkshope dhe aktivitete sportive e rekreative që bashkuan qytetarë, artistë e aktivistë të shumtë.

Mes momenteve më të veçanta ishin rikthimi i Armend Rexhepagiqit në Mitrovicë, performanca e Yll Limanit si dhe bendeve e DJ-ve të shumtë përgjatë tre netëve. Vlen të theksohet edhe premiera e dokumentarëve “Rot in Routine” nga Gentiana Shyti dhe Engjëllushe Avdiu  si dhe filmi “Kur pemët flasin” nga Qëndrim Gashi, prodhuar në kuadër të programeve të 7Arte Academy. Krahas tyre, Green Talks sollën diskutime shkencore e aktiviste mbi toksicitetin, duke nxitur reflektim mbi sfidat mjedisore të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës.

Festivali u mbyll mbrëmë me shfaqjen e filmit dokumentar “The Sky Above Zenica”, duke lënë pas jo vetëm kujtime kulturore e artistike, por edhe një thirrje të fortë për veprim ndaj sfidave mjedisore.

Green Fest 15 u shndërrua në një hapësirë të gjallë ku arti, kultura dhe angazhimi qytetar u bashkuan për të dërguar një mesazh të qartë: ndotja dhe toksiciteti mund të kapërcehen vetëm përmes ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe veprimit kolektiv.

Welcome to

Don’t miss the opportunity to be a part of something special, an opportunity to make a difference. We hope to see you at Green Fest-XIII